Ka disa ditë që këngëtarja Eni Koci është përfolur se është në lidhje dashurie me Genc Prelvukaj.
Mirëpo, ndonëse ka kaq kohë që ka dalë ky lajm, vetëm tani duket se ka ardhur reagimi i Enit, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka postuar një fotografi në Instastory ku shkruan se zemrën asaj ia kanë marrë, por thotë se është beqare pasi dëshiron që njerëzit të mendojnë ashtu.
Me këto fjalë, ajo veç sa e vërteton këtë lidhje!