Pas largimit të beftë të De Biasit nga stoli i kombëtares, ish-ndihmësi i tij Tramezzani, shoqërues i suksesit të kuqezinjve që u kualifikuan në evropian, shihej si favorit kryesor. Emri i tij ishte përmendur edhe në Tiranë në korridoret e federatës.
Por, duket se ëndrra Tramezzani, i cili është një njohës mjaft i mirë i grupit, merr fund. Kjo pasi trajneri italian firmosi një kontratë me skuadrën zvicerane Sion.
Aventura e tij në ekipin helvet vjen pas një sezoni të suksesshëm po në këtë kampionat me ekipin e Luganos. Ndërkohë, presidenti i federatës Armando Duka ka deklaruar se do të preferonte një trajner italian. Tashmë duhet të kërkojë, pasi Tramezzani është i paarritshëm./a.m.