Komisioni Qendror i Zgjedhjeve doli me një deklaratë ditën e sotme duke i bërë thirrje partive politike të emërojnë urgjentisht komisionerët për qendrat e votimit.
KQZ thotë në deklaratë se jemi 10 ditë para zgjedhjeve dhe se nuk ka më kohë për trajnimin e Komisionerëve.
“10 ditë para zgjedhjeve ende nuk janë emëruar komisionerët për QV-të.
Urgjent emërimi i komisionerëve, nuk ka më kohë për trajnimin e tyre “, thuhet në deklaratë.
Deklarata e KQZ
Jemi vetëm 10 ditë para datës së zgjedhjeve dhe ndodhemi në një situatë absurde dhe të patolerueshme, komisionerët e qëndrave të votimit ende nuk janë emëruar dhe partitë politike që kanë detyrimin ligjor ti depozitojnë propozimet për anëtarë të KQV-ve, vijojnë të tregojnë neglizhencë dhe të mos respektojnë ligjin.
Partitë poltike që kanë detyrimin ligjor ti deozitojnë propozimet për ënatërë të KQZ-ve, vijojnë të mos reagojnë duke shlelur afatet ligjore.
Ndodhemi në situatën kur 62 KZAZ nuk kanë emëruar asnjë komisionerë për Qendrat e Votimit, dhe në 31 prej tyre nuk është dorëzuar asnjë propzim nga asnjë parti politike.
Kjo sjellje e partive politike është e patolerueshme, pasi tregon mungesë përgjegjshmëri në përmbyshjen e të drejtave dhe detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.
Mos emërimi i komisionerëve të Qendrave të Vptimit rrezikon trajnimin e komisionmerëve nga ana e KQZ-së, dhe mos trajnimi i tyre ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në administrimin e procesit zgjedhor.
Partitë politike që kanë të drejtën të sjellin propozimet për komisionerët e qendrave të votimit, të depozitojnë në mënyrë urgjente propozimet e tyre pranë KZAZ-ve dhe të mos bëhen shkak për demtimin e procesit zgjedhor dhe cënimin e standardeve të zgjedhjeve.
/b.d