Presidenti rus, Vladimir Putin tha se qeveria e tij nuk e konsideronte SHBA-në si armike.
“Ne nuk e konsiderojmë Amerikën si armiken tonë”, tha Putini gjatë një konference shtypi televizive, në përgjigje të një shikuesi amerikan, i cili përmes videolinkut pyeste se si ta zgjidhte problemin me rusofobinë mes bashkatdhetarëve të tij.
Presidenti hodhi poshtë problemet e fundit midis vendeve si rezultat i mosmarrëveshjeve në lidershipin amerikan.
“Ne kemi shumë miq në Amerikë”, tha Putini.
“Recesioni i Rusisë është tashmë histori”, tha presidenti Putin ndërsa i përgjigjej pyetjeve të publikut.
“Recesioni është tejkaluar”, tha Putini duke i dhënë një vlerësim pozitiv ekonomisë ruse.
Rusia ka vuajtur një recesion ekonomik gjatë viteve të fundit, që çoi në çmime relativisht të ulëta të naftës dhe sanksione të ashpra nga fuqitë perëndimore që lidhen me konfliktin e Ukrainës.
”Më shumë se një milion pyetje u dërguan për kreun e shtetit”, njoftoi televizioni shtetëror rus.
Emisioni, i quajtur “Linja e drejtpërdrejtë me Vladimir Putinin”, u transmetua për here të parë në vitin 2001.
Kreu i shtetit u përgjigjet në mënyrë të detajuar pyetjeve të drejtuara nga audienca, telefonuesit si dhe mesazhet elektronike.
“Sipas traditës, edhe këtë vit presidenti Putin iu përgjigj pyetjeve të rusëve në lidhje me çështjet publike dhe politike dhe jetën socio-ekonomike të kombit si dhe çështjet ndërkombëtare”, tha Kremlini në një deklaratë./b.d