Më poshtë ankesa e plotë e saj në KQZ:
“Duke shprehur konsideratat me te mira per Ju dhe Institucionin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ju bej me dije se Partia “LIBRA” eshte nje organizate politike e krijuar ne zbatim te Ligjit Nr.8580 date 17.02.2000 “Per Partite Politike”, i ndryshuar.
Me date 25.10.2016, nje grup themeluesit ku bej pjese dhe une vendosem themelimin e Partia “LIBRA” ku nder te tjera, sipas proçes – verbalit te themelimit, u vendos zgjedhja e Financieres se partise, znj. Adriana Kalaja.
Mbi bazen e ketij proçes – verbali dhe akteve te tjera ligjore te miratuara nga anetaret themelues, Partia “LIBRA” ju drejtua Gjykates se Rrethit Gjyqesor, e cila me vendimin Nr.9572 date 25.11.2016 vendosi pranimin e kerkeses dhe rregjistrimin e Partia “LIBRA”.
Pas marjes se kesaj detyre, jam munduar ta permbush me seriozitet dhe korrektesi maksimale.
Gjate periudhes qe une kam ushtruar mandatin, eshte krijuar nje klime problematike ne lidhje me nderhyrjen anti ligjore te atyre qe ne kendveshtrimin tim e kane privatizuar LIBRA-n (familjaret e znj. Hafizi qe paguajne qirane e selise) per fshehje te financimeve ose nderhyrje ne situaten financiare te organizates, situate e cila çoi znj. Hafizi te merrte nje hap tjeter te kunderligjshem.
Me date 26.12.2016, ne anetaret e Berthames se Perkohshme, jemi njoftuar per nje mbledhje te dates 27 Dhjetor, kun je nder pikat e rendit te diste ishte dhe ai i “zgjedhjes se Administratorit te LIBRA” (bashkengjitur maili).
Kete rend dite e kundershtuan disa anetare te Berthames, te cilat une po Jua ve ne dispozicion me argumentimin se LIBRA e ka nje Administrator (Financier).
Nisur nga fakti se situate po komplikohej dhe se une nuk mund te vazhdoja te ushtroja mandatin nen nje klime te papershtatshme si institucionale ashtu dhe ne ate te merredhenieve brenda anetaresise se organizates, me mailin e dates 27 Dhjetor (te cilin po Jua ve ne dispozicion) kerkova doreheqjen.
Megjithese u be nje emerim (nga Kryetari dhe “nenkryetarja” e vetezgjedhur) dhe jo nje votim nga Berthama, une kerkova qe formalisht te mbahej nje proçes – verbal me numrin e anetareve prezent dhe voten e gjithesejcilit.
Ne dijenine time nuk ka nje proçes – verbal te tille dhe kjo mangesi ligjore e ka çuar situaten ne nivelin ku ne ndodhemi sot e kesaj dite.
Gjate gjithe periudhes, i kam kerkuar Kryetarit qofte me maile qofte dhe verbalisht qe te ndermeren hapat ligjore per zevendesimin e Financierit (Administratorit) ne institucionet ku ligji kerkon te behen ndryshime, gje e cila nuk ka ndodhur.
Pas kerkesave te shumta dhe pas njoftimit te bere nga une se nese nuk behen ndryshime sipas kerkesave te ligjit, hapat e metejshem do ti beja vete kryesisht, me date 27.04.2017, mora dijeni rastesisht (jam eksperte kontabel dhe avokate ne sistemin gjyqesor) se ishte caktuar seance gjyqesore per zevendesimin e Financierit.
Pasi u paraqita prane gjyqtares se caktuar me short, pala kerkuese nuk u paraqit. Nisur nga fakti se pala kerkuese (LIBRA) nuk kishte paraqitur nje shak ligjor per mos prezencen ne séance, Gjykata vendosi te pushoje çeshtjen.
Nga ana tjeter, nga mediat vizive dhe jo zyrtarsiht kam mare informacionin qe emri i Finacierit te depozituar prane KQZ eshte z. Bledar Barçi.
Perveç se eshte e papreçedente, kjo situate eshte ne shkelje te rende te kerkesave te ligjit nga Kryetari i “LIBRA” pasi Ligji Nr.8609 date 08.05.2000 “Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise” i ndryshuar, ne nenin 12 pika d- sanksionin se per rregjistrimin partive politike, krahas te tjera duhet te depozitohet dhe:
“d) emrin dhe adresën e financierit të parties”;
Duke qene se ligjerisht jam une Financierja e partise “LIBRA” kush eshte shkaku dhe baza ligjore qe vihet nje emer qe mbi te gjitha as ai nuk e ushtron me kete detyre?
I nderuar Kryetar,
Te nderuar anetare te KQZ,
Situate eshte shuma e rende dhe ne shkelje flagrante te ligjit pasi, sipas akteve qe une do Jua ve ne dispozicion, ne partine “LIBRA” ka 3 (tre) Financiere:
Adriana Kalaja e cila eshte zgjedhur nga Anetaret Themelues dhe figuron ne vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Nr.9572 date 25.11.2016 (bashkengjitur kerkeses);
Bledar Barçi i cili eshte emeruar nga z. Blushi dhe znj. Hafizi me date 27.12.2016, dhe qe figuron edhe ne aktet e rregjistrimit te partine “LIBRA” ne KQZ;
Bjorni Kaxhiu i cili e ushtron tani detyren e Financierit ne partine “LIBRA”.
Nisur nga fakti se shperdorimi i fondeve monetare eshte veper venale dhe kjo eshte direkt pergjegjesi e Financierit te partise “LIBRA” si dhe nisur nga fakti se ligjerisht une jam Financierja e kesaj partie, kerkoj nga Ju:
Te me vihet ne dispozicion nje kopje e te gjithe dokumentave te rregjistrimit (ato qe kane lidhje me Finacierin) te partise “LIBRA”;
Te me vihet ne dispozicion nje kopje e dokumentacionit financiar ne lidhje me fondet e perfituara nga Partia “LIBRA”, dhe kush eshte personi qe ndjek aktualisht marredhenien financiare me KQZ;
Te meren masa per sistemin e kesaj situate te paligjshme dhe te papreçedente.
Ne varesi te pergjigjes dhe informacionit qe do mar nga Ju, do vendos per zgjidhjen e çeshtjes kryesisht me ndjekje ten je proçesi civile dhe penal.
Me konsiderate,
Adriana KALAJA”