Koordinatori i PS-së për Qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati gjatë një takimi me banorët e fshatit kufitar të Muriqanit kërkoi sërish voton për Partinë Socialiste, duke thënë se ata që janë jashtë kësaj familje nuk janë pranë halleve të qytetarëve.
“Nuk ja vlen me humb më kohën me njerëz të cilët i bie ndërmend për Oblikën apo për Muriqanin vetëm kur duan me shku në Budva me prish paratë. Familja jonë jemi ne këtu, askush tjetër”,- tha ai.
Më tej, ministri i Jashtëm i ka kërkuar votuesve të Anës së Malit që t’i vlerësojnë këto zgjedhje si një kthesë historike për Shkodrën, zhvillimin e saj veçanërisht Anës së Malit, e cila për shkak të mungesës së interesit nga politika është gjithnjë e ekspozuar si ndaj përmbytjeve ashtu dhe vështirësive të mëdha ekonomike të fermerëve. Në fund të ditës gjithsecili nga ju bëni llogaritë në tavolinën e bukës, vijoi Bushati.
“Nuk është detyra jonë as me ardh me u kapardis këtu, as me thanë që këtu asht tokë e zanun se na keni votu në ’92 dhe tash duhet me na votu se s’ban. Jo, ju duhet me na kërku llogari. Secili prej jush, secili prej nesh ka me shku tek tryeza në fund se aty bëhen llogaritë. Siç më thoshte një kolegu im gjerman që politika është bukë e djathë, po kur është për gjermanët kështu, edhe për ne kështu duhet të jetë”,- shtoi ai.
ma.me