Nuk dihet se kur janë acaruar aq shumë raportet mes bashkëshortëve shqiptarë në Itali, kur dje burri vrau me 15 goditje thike gruan e tij, por deri një vit më parë, Diana, i dedikonte atij mesazhe dashurie në profilin e saj në FB.
“Sot është një ditë speciale për dashurinë time. I dashur ti je një baba dhe bashkëshort special, të dua dhe do të dua gjithë jetën të uroj edhe mijëra ditë të tjera të lumtura” shkruante Diana në profilin e saj, ditën e ditëlindjes së burrit të saj, nga i cili mbeti dje viktimë.
Muhamet Vrapi, vrau gruan e tij 52-vjeçare Dianën, nënë e tre fëmijëve, duke e goditur 15 herë me thikë në trup. Prej vitesh familja nga Durrësi jetonte në Itali, ndërsa krimi është pranuar nga 62-vjeçari.
Djali duket se kishte parandjerë këtë krim, ndaj ai i kishte kërkuar mos të shkonte e vetme tek bashkëshoriti i saj.
a.ç