Rrezet UVA janë përgjegjëse për kancerin e lëkurës e rrezet UVB të diellit janë shkaktaret e djegieve të lëkurës që mund të jenë të gradës së parë të dytë e të tretë. Ndonëse të gjithë e dinë që dielli është armiku i lëkurës, tundimi për të patur një lëkurë ngjyrë çokollatë është i madh. Aftësia për t’u nxirë varet nga përqëndrimi i melaninës ndaj shumë prej nesh përfundojnë të djegur pas disa minutave të kaluara në diell.
Janë disa metoda natyrale se si të trajtoni djegien nga dielli në kushte shtëpie.
Formoni një pastë me disa kastravecë të shtrydhur dhe lyeni lëkurën e skuqur. Vetitë analgjezike dhe antioksiduese do të përshpejtojnë procesin e shërimit të lëkurës.
Bustinat e përdorura të çajit, apo napat e lagura me çaj mund të bëjnë gjithashtu punë ! çaji do të balancojë pH e lëkurës dhe do ta mbajë lëkurën të hidratuar.
Vitamina E do të ulë gjithashtu inflamacionin. Ajo që duhet të bëni është të merrni xhelin nga disa kapsula vitamina E e të lyeni lëkurën.
Qumështi mund të përdoret gjithashtu për të qetësuar lëkurën e djegur. Proteinat e gjendura në qumësht do të ushqejnë lëkurën.
a.ç