Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një deklaratë të fortë kundrejt kryeministrit Edi Rama. Meta pohoi se nuk do të ketë vrimë ku të futet për kryeministrin nëse cënohet jo qoftë një mandat, por një votë.
“Do ta shpëtojmë rininë e Shqipërisë nga droga, krimi dhe koncesionet. Më vjen keq, që jam vetëm fizikisht sot në Fushë Krujë, pasi mendjen shpirtin dhe zemrën e kam te një 18-vjeçar në Fier, që voton për herë të parë që një bandit që punon në albetrol, kryetar i PS atje së bashku me dy rilindas të tjerë e kanë goditur me lopatë dhe me levë pse voton LSI.
Dhe kjo nuk është rastësi, kjo është pjesë e një skenari ogurzi të kryetarit të Rilindjes, i cili, pasi mori peng partinë historike, pasi dështoi me puçin për të kapur Reformën në Drejtësi, pasi dështoi të bënte zgjedhje pa opozitën, na mori na korruptoi Lulushin, për ta përdorur kundër zgjedhjeve. Ndaj unë do i kërkoj falje, pasi këtij mitingu do të nisem për në Zharrëz, që u plagos nga falanga e Ramës dhe përgjegjësinë e ka ai dhe e ka personale.
Sepse është ai dhe vetëm ai përgjegjës për frymëzimin e dhunës, direktivat që u con cdo ditë për të përdorur kriminelët dhe paratë e drogës dhe dhunën ndaj atyre që votojnë për LSI. Nuk vë dot dorë ai mbi votën e të rinjve të Shqipërisë. ” tha Meta.