Përmes një deklaratë për medie Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, hedhin poshtë mundësinë e përfshirjes në një koalicion me PAN-in, transmeton Koha.net.
Deklarimet e Haradinaj se do të bisedoj për koalicion me LDK-në, janë në kundërshtim të plotë me qëndrimin e të gjitha strukturave të LDK-së, partnerëve të saj dhe elektoratit tonë, i cili më 11 qershor me votë plebishitare vendosi për ta dërguar PDK-në në opozitë.
Koalicioni përjashton çdo mundësi bashkëpunimi dhe nuk ulet për të diskutuar me askënd që ka për qëllim ta mbajë PDK-në në pushtet.
Insistimi i çdokujt për të bashkëpunuar me LDK-në, për t’ia zgjatur pushtetin kapësve të shtetit nuk do të vije asnjëherë në vëmëndje.
Haradinaj u thirr në bashkëpunimin me LDK-në në kohën e Presidentit Rugova, por ai bashkëpunim kishte një qëllim tjetër, dërgimin e PDK-së në opozitë, ndërsa tani Haradinaj kërkon bashkëpunim me LDK-në për ta mbajtur PDK-në në pushtet.
LDK i qëndron prapa vendimit të koalicionit të djathtë se nuk ulet për të biseduar për koalicion eventual me PDK-në dhe as me partnerët e saj dhe e konsideron të kotë dhe tendencioz çdo deklarim të çdokujt për mundësinë e përfshirjes së LDK-së në ndonjë formulë qeverisëse me PDK-në, përgatiti Koha. (b.an)