Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka nxjerrë sot urdhrin e pezullimit nga detyra të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Plarent Ndrecën.
Sipas urdhrit të ministres, thuhet se “në datë 8 qershor 2017 është regjistruar kallëzim penal ndaj shtetasve Plarent Ndreca dhe Dorina Laci të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës”.
Këta shtetas dyshohet se kanë qenë të pranishëm në ambientet e shkollës së mesme “Shote Galica” Fushë Krujë në kohën kur aty po zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore, të pa pajisur me autorizim nga autoritetet përkatëse”. /b.d