Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka kërcënuar me mosdekretim të qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Kryetari i Kuvendit në detyre në një deklaratë për shtyp, tha se nëse shantazhohen votuesit nuk do ketë dekrete as për kryeministrin dhe as për ministrat.
“Paralajmëroj cilindo që mendon se mund të verë dorë mbi votën e shqiptarëve, se nuk do ketë dekret as për kryeministër dhe as për ministër. Kush prek votën të mos shpresojë për dekretë, kush nuk e beson do ta provojë shumë shpejt. Nëse preket vota, nuk do ketë dekret as për kryeministër dhe as ministra“, tha Meta.
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, me një gjuhë aspak diplomatike dhe të ashpër, ka sulmuar sërish paktin mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Sipas ish-kryetarit të LSI Rama po keqpërdor shtetin, ndërsa tha se Basha është në garë me PDIU për vendin e tretë
“LSI ka vetëm një garë, me shtetin që po keqpërdor ish-bashkëkryetari im, do jemi forcë e parë. Lulin nuk e ndihmoj dot në garën e dëshpëruar për vendin e tretë me PDIU. Në Elbasan është i pesti, Luli rrezikon të ngelet i katërti në shumë qarqe. Basha e ka garën me PDIU për vendin e tretë, por nuk e ndihmojmë dot, PDIU po rritet pavarësisht sondazheve“, deklaroi Meta
Meta sulmoi edhe Drejtorin e Policise duke thënë se përdoret nga karteli i drogës
“Ka një aleancë mes Ramës dhe Bashës për të manipuluar publikun përmes frikësimeve dhe manipulimeve dhe keqpërdorimit të policisë, që drejtohet nga një prej përgjegjësve kryesorë të ndërmarrjes së drogës. I kam çuar mesazh Ramës lidhur me ‘Haki drogën’ që nuk do guxojë të përdorë policinë e shtetit përmes inskenimeve mafioze të tij. Shqiptarët e kanë lexuar planin e Ramës dhe Bashës dhe përgjigjja do jetë e paparë“, tha Meta.
Meta foli edhe me gjuhë kërcënuese për zgjedhjet.
“Mos të guxohet të preket vota e lirë, kjo nuk është fjala e Lulzim Bashës, por e Ilir Metës. Ka ardhur ora të ndëshkohet karteli i drogës”.
Ai reagoi edhe sa i takon hedhjes me short të numëruesit të tretë mes LSI dhe PDIU. Meta tha se këto janë përpjekje për të frikësuar zgjedhësit dhe qytetarët. Sipas tij, LSI do ketë numërues në të gjithë vendin.
“LSI nuk rrezikon asgjë, janë përpjekje për të frikësuar qytetarët. LSI dhe PIDU do bashkëpunojnë për të garantuar votën e qytetarëve, jo vetëm ata që do votojnë për LSI e PDIU, por edhe ata që do votojnë për parti të tjera. Kjo s’është aleancë kundër LSI e PDIU, por kundër shqiptarëve, kundër zgjehdje të lira dhe demokratike. LSI e PDIU kanë komisionerë në gjithë Shqipërinë dhe do kemi bashkëpunim në gjithë Shqipërinë. Mos i shkojë kujt në mendje, askush të mos shpresojë që ve dorë në zfgjedhje dhe prek zgjedhjet se s’do ketë dekret për kryeministrin dhe as ministrat“, tha Meta./Javanews.al/a.ç
nuk do te nfihmosh ti Lulzim Bashen ne gare?
Kush jeni ju qe pretendoni te “ndihmoni”, ne procesin e lire te votimit demokratik
Ju te ndihmoni, perkthehet, t’i hyni dallavereve te uleta per manipulim te vullnetit te sovranit, zoti dallaveraxhi
A ka ende kompetenca parlamenti te terheqe emrin e ketij injoranti me zile nga presidenca sa pa shkelur ne te.
Ky fshatar i shkurter si dhe vizionet e tij, te jete simboli i bashkimit te kombit tim? kurre ne bote