Doktori Halim Kosova ka qenë i vetmi demokrat, i cili ka marrë pjesë në ditëlindjen e 26-të të Partisë Socialiste.
Kosova, i cili qe i pranishëm si përfaqësues i Partisë Demokratike, u shfaq i buzëqeshur mes grave politikane socialiste, por edhe nën shoqërinë e Veliajt dhe të kryeministrit Edi Rama. Madje Rama, duket shumë i buzëqeshur dhe i lumtur nga prania e tij. Këtë e dëshmon dhe një foto e publikuar nga Agim Rama, ku kryeministri i shtrëngon dorën kundërshtarit të tij politik, shkruan newsbomb.al.
Fakti që janë në parti të ndryshme nuk i bën armiq politikanët shqiptarë, përkundrazi, kjo dëshmohet dhe në fotot e mësipërme.
Në ceremoninë e zhvilluar nga Partia Socialiste ishin të pranishëm të gjithë politikanët socialistë./Newsbomb.al/
Fotot nga Agim Rama: