Ish-kryeministri Sali Berisha, duke komentuar akuzat qe po shoqerojnë fushatën elektorale, tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha sulmet i ka më të strukturuara ndaj Edi Ramës.
“Ilir Metën nuk mund ta bëj përgjegjës Basha për dështimet e qeverisë.
Nuk mund t’i themi Ilir Metës për mashtrimet e Ramës, pasi nuk premtoi Meta 300 mijë vende pune, rrogën e 13, barazimin e pensioneve të qytetit dhe fshatit.
Basha nuk synon të jetë kryeparlamentar i ardhshëm i vendit por kryeministër i vendit”, tha Berisha.
Nga ana tjeter Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama po e përgatit Lulzim Bashën për kryeministër të Shqipërisë.