Shoqata e Shpendarëve të Kosovës do të protestojë para Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, per dyshimin ne lidhje me cilësinë dhe pakënaqësitë rreth vezëve që vinë nga Shqipëria në Kosovë.
Anëtari i bordit të shoqatës dhe fermeri, Sabit Rama, ka thënë se protesta do të fillojë në ora 09:00 e dites se marte.
Ai ka thënë se dyshojnë në cilësinë e vezëve të Shqipërisë.“Si ka mundësi 30 kokrra vezë në Shqipëri të shiten 3 euro, ndërsa vezët që vinë nga ky vend në Kosovë, shiten 1 euro e 49 centë”.
Sipas tij, Dogana dhe AUVK-ja nuk kanë bërë kontrolle të këtyre vezëve. Ky çmim sipas Ramës, po dëmton edhe prodhuesit lokale.“Dëmi i prodhuesve vendorë është diku 15 mijë euro në ditë”, tha Rama, përgatiti Express. (b.an)