Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar numërimin e votave, duke shkuar në 99.64 për qind.
Sipas këtyre rezultateve, koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA) ka marrë 34.02 për qind, duke u renditur si subjekt i parë me më shumë përqindje.
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit i ka siguruar 27.07 për qind duke u renditur kështu si subjekti i dytë.
Koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25.71 për qind të votave.
Kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj ka thënë se nuk po e sheh të vështirë formimin e Qeverisë.
Nga ana tjetër, koalicioni LDK-AKR-AL e kanë mohuar kategorikisht mundësinë e hyrjes në koalicion me PAN-in./a.m