Prokurorët e Përgjithshëm të Uashingtonit dhe shtetit amerikan Mariland, e kanë paditur sot presidentin Donald Trump, duke e akuzuar se ai i ka shkelur nenet anti-korrupsion në Kushtetutën e vendit duke pranuar pagesa milionëshe dhe përfitime nga qeveritë e huaja që prej kur është zhvendosur në Shtëpinë e Bardhë si president.
Padia, e cila është e para e këtij lloji që ngritët nga entitetet qeveritare, bazohet në faktin se Trump vendosi të mbajë pronësinë e kompanisë së vet kur u bë president. Në janar, Trump pati thënë se asetet biznesore po ua kalonte të bijve në mënyrë që ta eliminojë konfliktin e mundshëm të interesit, transmeton Express.
Por Prokurori i Përgjithshëm Karl A. Racine dhe Prokurori i Përgjithshëm i Maryland, Brian E. Frosh, thonë se Trump i theu premtimet për t’i mbajtur të ndara detyrat publike dhe interesat e biznesit privat. I biri i Trumpi, Eric, ka thënë se presidenti do të vazhdojë të informohet rregullisht për shëndetin financiar të kompanisë së tij. Padia, një kopje e të cilës është siguruar nga Washington Post të dielën në mbrëmje, pohon se se Trump ka bërë shkelje të papara presidenciale.