“Po postoj këtë postim të Luanit që në emër të forcës së pa(pa)rë na uron ditëlindjen e partisë duke na sharë. Është vërtetë e pa(pa)rë kjo forcë që s’ka limit në paparësinë e saj dhe Luani e mishëron atë me të gjithë maçokërinë e tij, sa herë shfaqet për t’i vënë pikat mbi “i”🐱
Sa thotë njeriu me këta, po mirë si ka mundësi, bum të habisin me një tjetër çudi dhe pa fjalë të lenë me të tyren pafytyrësi. Nuk e di si i bëhet vërtet me këta të pa(pa)rë, që edhe priftin edhe hoxhën i bëjnë me barrë, kur u preket një fije a gram lënda e parë. Po një gjë e di me siguri, që veç populli mund ta bëjë atë mrekulli, që forca e pa(pa)rë te shkojë ne shtëpi, po jo me jo, aman jo në qeveri.
Luanit s’kam ç’i them, thotë ç’i thonë, ata që janë helm, ku e kanë gjithë populli e di, dhashtë Zoti t’u japë mësimin e tij👊”, shkruan Spiropali. /ma.me