Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku një person ka mbetur i plagosur në minierat që ndodhen në këto zona.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.40, ku jashtë ambientit të minierës së kromit, në fushën ku grumbullohet minerali, kamionçina që transporton mineralin nga ambientet e brendshme të minierës në ambientet e jashtme, gjatë shkarkimit, kamionçinës i është shkëputur kriku që çon kazanin e kamionçinës.
Mësohet se për pasojë minerali i ngarkuar ka rënë duke i dëmtuar këmbën H.A, rreth 31 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, shoferi i kamionit të madh që priste për tu ngarkuar me mineral.
H.A, pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me Helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.