Dy burra janë arrestuar dhe akuzuar për torturë në juglindje të Brazilit, pasi që ia kanë bërë një adoleshentit një tatuazh në ballë me mbishkrimin “jam hajdut”, njofton policia.
Të dyshuarit kanë thënë se 17-vjeçari kishte tentuar ta vidhte një biçikletë, gjë të cilën ai e mohon, transmeton Express.
Ndërkohë, familja e tij thotë se ai ka probleme mendore dhe është përdorues i drogës.
Një fushatë online ka nisur për ta ndihmuar adoleshentin që ta heqë tatuazhin.
Policia i ka identifikuar të dyshuarit pasi ata e kanë hedhur në rrjetet sociale një video të këtij incidenti.
Të dyshuarit, 27 dhe 29 vjeç, e kanë pranuar se ia kanë bërë tatuazhin në gjuhën portugeze, në të cilin thuhej: “Jam hajdut dhe humbës.” Ata kanë thënë se e kanë bërë këtë për ta ndëshkuar.
Ndërkohë, djaloshi e ka mohuar se ka tentuar ta vidhte biçikletën, duke thënë se ka qenë i dehur dhe është rrëzuar mbi biçikletë.
a.ç