Adnan Januzaj do të largohet nga Manchester United gjatë verës. Real Sociedadi, është duke u interesuar për shqiptarin, për të cilin ka bërë gati 10 milionë euro.
Ishte një ndër talentet më premtues në Angli, i cili madje arriti të debutojë për Manchester Unitedin ende pa i mbushur 20 vjet, por tani ai ka ngecur.
Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar, Adnan Januzaj, zgjidhja e vetme për të është largimi nga “Old Trafford”.
E përditshmja madrilene, Marca, raporton se Real Sociedadi është duke insistuar për 22 vjeçarin shqiptar, për të cilin Jose Mourinho kërkon së paku 10 milionë euro, përgatiti Express. (b.an)