Njeriu që ishte aq pranë kryedemokratit Lulzim Basha në orët e ethshme të negociatave me kryeministrin Rama, Oerd Bylykbashi tregon disa të vërteta që vetëm në një libër me kujtime mund t’i përmbledhë, siç u shpreh gjatë emisionin “Kjo Javë” në News 24.
“Ato kanë qenë negociata nga dy kryetarët e partive. Është e vërtetë që unë kam qenë shumë pranë dhe di ca të vërteta, por ka edhe pjesë që nuk i di. Mund të them s se mbeten negociata të kryera prej tyre me sukses. Marrëveshjet kanë atë pjesën e tyre jopublike, ajo pjesa, e elementëve që projektohen për të ardhmen, siç është marrëveshja për reformën kushtetuese”,- sqaroi ai.
Sipas Bylykbashit, gjëja më e rëndësishme është që u mbyll një kapitull pas të cilit vjen ndryshimi për të ardhmen. Ai shtoi se falë këmbënguljes së opozitës, Rama u detyrua në 3 muaj të ndryshojë 11 ministra./a.m.