preç Zogaj rikthehet pas 8 vitesh si kandidat i PD në Lezhë. Ai fton qytetarët t’i bashkohen projektit të Republikës së re dhe zbardh një mesazh të Bashës nga një bisedë mes tyre.
KANDIDIMI IM!
Rikthimi im ne Lezhe si kandidat i Partise Demokratike pas 26 vjetesh kur u zgjodha per here te pare deputet ketu ne zgjedhjet e para pluraliste dhe pas 8 vjetesh kur u zgjodha per here te trete, eshte, nder te tjera, nje perballje e rralle me gjithe cfare ka mbetur ne kujtimet dhe pershtypjet e njerezve per kohen kur i kam perfaqesuar ne Kuvendin e Shqiperise. Shume zgjidhje afatmesme dhe afatgjata ,shume episode te jetes politike dhe institucionale ku jam perfshire si deputet i Lezhes…Shume arritje, shume gabime, shume fitore, shume histori per te treguar,,,duke filluar nga fushata e paharrueshme e vitit 1991, kur benim fushate me bicikleta dhe karroca e deri ditet e sotme me makina me ajer te kondicionuar dhe smartphone.
Por qenka nje gje tjeter qe paska mbetur kujtimi i perbashket i lezhjaneve per mua: nuk kam munguar asnje jave ne Lezhe, paskam qene me i gjendshmi i tyre dhe prej tyre ne pritjet e rregullta ne zyren e deputetit, ne daljet e rregullta ne terren, e tjere. E kam konsideruar kete nje detyre elementare, por paska fituar vlere prej kontrastit me deputete qe marrin voten, por nuk marrin pergjegjesi…
Shoh shprese ne syte e njerezve te shumte qe takoj cdo dite ne kete fushate intensive, dalloj dhe ndjej pyetjet e tyre per te sotmen dhe te nesermen,, perballem me varferine e tyre qe te ul koken. U them se jam rikthyer per nje arsye te madhe.
Njehere, dy tre vite me pare,kryetari i ri i PD-se, Lulzim Basha, me tha nje gje qe nuk ia kisha degjuar ndonjehere ndonje lideri politik ne vendin tone: Perse duhet te vij ne pushtet neqoftese nuk kam nje gje te re per t’u propozuar shqiptareve? Pse duhet te vij nese nuk kam zgjidhje per problemet e mbledhura dhe deformimet e medha te demokracise ne vend, nese nuk kam zgjidhje per varferine?
Projekti i tij i Republikes se Re eshte gjeja e re per Shqiperine. Dy kolonat e saj, Ekonomia dhe Demokracia Pjesmarrese qe kthen pushtetin te qytetaret, jane zgjidhja e re per vendin dhe per cdo individ.
Une e besoj kete Projekt te zhvillimit, sic kam besuar njezet e gjashte vjet me pare projektin e Lirise. Ky besim dhe pasioni per ta sherbyer me ka rikthyer…
Ju ftoj te gjitheve te bashkohemi dhe te besojme:)