E ktheu policia italiane mbrapsht, pasi rezultonte shtetas në kërkim, por i riu i ka ikur sy për sy policisë në Portin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare dhe ka protagonist shtetasin Armando Ndreu, 27 vjeç nga qyteti i Shkodrës.
Ai kthehej me tragetin e linjës Bari -Durrës, ndërsa autoritet prisnin ta arrestonin për akuzat e mësipërme, por nuk e kane gjetur kur trageti zbarkoi ne port, raportojnë burimet per “Panorama”.
Trageti ka mbërritur në orën 8 të mëngjesit, kohë kur kanë zbritur të gjithë pasagjerët, por vetëm personi i cili ishte i shpallur në kërkim nuk ka mundur të identifikohet nga policia.
Sipas burimeve dyshohet që i riu të ketë zbritur nga trageti dhe të jetë larguar nga terminali i ndihmuar nga ndonjë person tjetër./a.m.