Kur kane mbetur edhe 2 jave nga dita e zgjedhjeve, ne ekranet televizive vihet re mungesa e ballafaqimit te ideve dhe programeve te partive politike. Debati i mirefillte politik ka munguar dhe ai eshte zevendesuar nga rreshtimi i analisteve te njerit apo tjetrit krah, perballe, ne studiot televizive.
Megjithate, disa debate sporadike mes kampeve politike jane zhvilluar. Mbreme, ne nje studio TV ishin perballe njera-tjetres Elona Gjebrea e PS dhe Grida Duma e PD, te dyja kandidate ne Tirane. Debate te ngjashme jane zhvilluar mes politikaneve si Gerti Bogdani apo Fatmir Mediu nga njeri krah dhe Blerina Gjylameti apo Ervin Bushati ne krahun tjeter. Duket se dy partite e medha nuk do te perballen drejtperdrejte me LSI dhe PDIU ne kete fushate, duke ruajtur privilegjin e ballafaqimeve eketorale vetem mes tyre. Ndonese LSI vijon te mbaje nje paraqitje thuajse çdo nate me lider te saj politik ne ekranet e televizioneve, gjithesesi si LSI ashtu edhe PDIU ka pak gjasa qe debatet ti zhvillojne me lider politik te PS dhe PD.