Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sjellë në vëmendjen e tatimpaguesve se ligji i “amnistisë fiskale”, që parashikon shuarjen e detyrimeve tatimore, doganore dhe për makinat, ka hyrë në një fazë të rëndësishme të zbatimit.
Ligji në fjalë parashikon heqjen e gjobave për mosdeklarim në afat, për deklaratat e padorëzuara të çdo periudhe tatimore, por kjo, me kushtin që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet elektronikisht deri në datën 30 qershor 2017. Tatimpaguesi duhet të dorëzojë elektronikisht deklaratat e çdo periudhe tatimore, pavarësisht vitit, të cilit i përkasin deklaratat e padorëzuara apo llojit të tyre.