Suedia e ka mposhtur 2:1 Francën, për ta marrë kryesimin në Grupin A.
Suedia e ka marrë tri pikë ndaj Francës duke shënuar golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes, derisa Holanda e ka shkatërruar Luksemburgun duke e mposhtur 5:0.
Me këtë fitore, Suedia ka poshtuar vendin e parë me 13 pikë, aq sa ka edhe Franca, derisa Holanda ka shkuar në kuotën e 10 pikëve.
Golin e tri pikëve për Suedinë në minutën e 93’të e shënoi Toivonen, derisa golin tjetër e realizoi Durmaz.
Kurse për Francën shënoi Oliver Giroud.Në fitoren e Holandës shkëlqyen Robben e Sneijder, që shënuan nga një gol, derisa golat tjerë u shënuan nga Georginio Wijnaldum, Quincy Promes dhe Vincent Janssen, përgatiti ”Express”. (b.an)