Ish-kryeministri Sali Berisha dihet që ka një raport të ngushtë me Presidentin e zgjedhur Ilir Meta, dhe ky i fundit e ka shprehur në çdo rast publikisht se “Berisha është dobësia ime”. Nga studio e emisionit “Përballë”, të gazetarit Lutfi Dervishi, Berisha i ka bërë një kompliment dhe ka dhe një këshillë për Metën gjatë Presidencës së tij:
Nëqoftëse ftohem. është një traditë normale, në të cilën pavarësisht se presidenti është zgjedhur pa miratimin e opozitës, por kjo nuk do të thotë se opozita nuk njeh presidentin. Opozita e njeh presidentin sepse ajo shumicë që ishte voton.
–A keni një vlerësim për Presidentin e zgjedhur Meta, të cilin kryetari i Partisë Socialiste e ka quajtur president më afër opozitës…
Ato janë vlerësime… Ilir Meta është një majtist I palëkundur dhe ç’është e vërteta është më i majtë se Rama…
-Në këtë rast ju po I bëni kompliment…
Po i bëj kompliment thua?! Mirë e ke! Vlerësim kam për një majtist. Natyrisht e kam theksuar dhe e theksoj që zgjedhjen nuk e kam quajtur kaq të domosdoshme. Për krizën që ndodhej vendi mund të bëhej me një diskutim më të gjerë dhe më të hapur dhe jo në atë mënyrë siç e bënë. Por a i takonte shumicës të zgjidhte presidentin? Unë them se i takonte shumicës të zgjidhte presidentin.
Si ish president i parë i pluralizmit, çfarë sugjerimi mund t’i jepnit presidentit të ri, me të cilin ju edhe keni pirë kafe publike?
Natyrisht, presidenti ka një libër. Libri I presidentit është kushtetuta. Kjo është e vetmja që mund të them. Por e them që presidenti këtu është zhveshur nga funksione…