Rama: Më jepni timonin, ta mbaj vetë përgjegjësinë. Jo më administratë politike
Çani është munduar të ngrejë një intervistë duke interpretuar imazhet e disa prej figurave më të shquar dhe është folur për administratën, ku kryeministri ka shpjeguar sensin për administratën
Rama: Ju e nënvleftësoni inteligjencën e publikut. Ju e nënvleftësoni inteligjencën e shqiptarëve. Nuk është thjesht komunikim. Publiku do të votojë në fund për bilancin. Shikojnë se gjërat që kanë ndodhur nuk duhet të ndodhnin.
Unë kam timonin, por se kam vetëm… E merr vesh se të gjithë duan. Më jepni timonin të bëj shumë më tepër. Më pas nuk ka: ktheu këtu apo aty. Kemi bërë shumë gjëra me të tjerët (LSI dhe PDIU). Jo gabove, por më jep përgjegjësi, që të mos kem nevojë të bëj sikur nuk dëgjoj dhe nuk kam gjëra në derë. Ti më thua hipotekë. Është kazani. Nuk është personi. Ne nuk bëjmë administratë nëse kohezionet mbi përgjegjësitë e pushteteve, por interesit të pjatës.
Këtu ka interes tepsia. Arian, e di sa njerëz ndryshojnë në administratë kur ndryshon qeveria? Më pak se 100 veta. Në Angli kur ndryshojnë administrata, vetëm 44 persona ikin. Administrata është makina dhe nuk bëhet që partitë duan. Ndarja duhet të jetë programore. Administrata nuk duhet të lëvizin.
Nuk duhet të bëhen koalicione me drejtori. Drejtorinë e patentave duhet ta ketë. Kurse barnat ta ketë ky. Ndodh që drejtorin atje nuk e vë në asnjë mekanizëm konkursi. Ato janë si degë partie. Këta njerëz ia nxinë jetën këtij vendi.