Një shtetas shqiptar në Gjermani ka treguar një shembull të qartë qytetarie i cili u bë jehonë në të gjithë mediat gjermane. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Bild”, sipas të cilës shqiptari Bekim Prekaj nga Kosova, i cili jeton në Munih, ka dorëzuar në polici rreth 2500 euro të cilat i gjeti në një zarf në trotuar.
“Bekimi i dorëzoi menjëherë parat në polici duke shpresuar që personi që i kishte humbur të njoftohej pasi mund t’i nevojiteshin shumë ata para, shkruajnë gazetat gjermane duke e cilësuar ketë veprim si mjaft qytetar.