Replikat mes kryeministri Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, kaluan deri në banalitet nga ky i fundit. Debatet nisën lidhur me punën e Policisë së Shtetit dhe uljen e krimit në vend. Pas shifrave të prezantuara nga Rama, Paloka e akuzoi atë si njohës i drograve. Duke iu përgjigjur deputetit demokrat, Rama e cilësoi atë si person të lumtur, për shkak të inteligjencës së ulët, ndërkohë që Paloka e ktheu debatin në fyerje banale.
Edi Rama: U çova si ekspert i fushës. Ju siguroj që nuk është i droguar, nuk është as i dehur. Ka filluar herët punë dhe s’ka pasur kohë të rrumbullakoset. Nuk është as i rrjedhur, është thjesht i lumtur. Është një nivel lumturie që duhet të rakordojë me një nivel tjetër inteligjence. Është thjesht një budalla i lumtur. Këtyre nuk u bën derman asgjë. Lindin të lumtur dhe vdesin të lumtur dhe jetojnë gjatë, se gëzojnë shëndet të plotë. Duke e bërë këtë ndërhyrje, si njohës i fushës që u akuzova, desha thjesht t’ju bindja që nuk është i droguar as i dehur, është thjesht i lumtur. Por është fati i tij, s’e kanë të gjithë. Kështu që mos e kini fare zili. Dhe po të doni ta mbërrini lumturinë e tij, s’do e bëni, se ju duhet të kini aq pak inteligjencë saqë duhet të mbyllni gojën kur hani, se mos ju del ushqimi përpara.
Edi Paloka: E ka qejfin e kruajtjes ky, se një herë kruhet këtu dhe njëherë në vende të tjera, meqenëse di të ofendoj, se sot e kuptuan pak, se nuk qeshën të gjithë siç janë urdhëruar të qeshin kur qesh kryeministri. S’jam as i droguar, as i dehur, se po të isha do më dridheshin duart dhe do zverdhesha, sa herë vij nga banja, siç të ndodh ty. Këta janë shenja që siç the dhe ti, e di më mirë ti. Ti je i vetmi që del këtu dhe në mungesë respekti të gjithë deputetëve, flet vazhdimisht për zorrën e trashën dhe për gojën. Ti i di mirë punët e zorrës së trashë, se atë e ke të lidhur direkt me gojën. Ndaj s’më takon mua. Atë që bën me gojën dhe zorrën e trashë ti e bën me të dyja krahët. Nëse se kuptove, kaq e kam nivelin e inteligjencës.