Presidenti i Amerikës Donald Trump, ka reaguar lidhur me dëshminë e ish -shefit të FBI – së, James Comey, dhënë një ditë më parë përpara Kongresit.
Trump shkroi se ish -Drejtori i FBI- së dha një ditë më parë një dëshmi të rreme.
“Me kaq shumë deklarime false dhe gënjeshtra, shfajësim i plotë dhe total dhe UAU Comey ka nxjerrë informacion.”
Qendrimi Presidentit ndjek atë të avokatit të tij personal, i cili foli menjëherë pas dëshmisë së Komey – t. Marc Kasowitz, përmendi para gazetarëve pjesë nga dëshmia e Comey – t të cilat sipas tij ishin të rreme.
Përfaqësuesi ligjor i Trump mohoi deklaratat e forta të ish shefit të Byrosë Federale të Investigimit, duke thënë se Presidenti nuk ka kërkuar asnjëherë që të mbyllet ndonjë çështje hetimore. Sipas tij Presidenti nuk i ka kërkuar besnikëri James Comey – t.
Një ditë më parë, ish -shefi i FBI-së dëshmoi vullnetarisht para Komitetit të Inteligjencës së Kongresit Amerikan. Ai ripërsëritit se nuk ka asnjë dyshim që Moska ka ndërhyrë në mënyra të ndryshme në presidencialët e fundit si dhe pohoi sërish faktin që Trump i ka kërkuar të ndërpresë hetimin për sekretarin e sigurisë Michael Flynn./a.ç