Kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, theksoi sot se Brukseli do të presë që Britania e madhe të jetë gati para se të fillojë negociatat.
Në zgjedhjet legjislative të parakohshme që u zhvilluan dje, konservatorët e Theresa May, ndryshe nga se pritej, dolën më të dobësuar duke humbur maxhorancën absolute në parlament.
“Negociatat mbi Brexit duhet të fillojnë kur Britania e Madhe të jetë gati, kalendari dhe pozicionet e BE-së janë të qarta. Duhet të bashkojmë forcat për të arritur një marrëveshje”, shkruan në profilin e tij “Twitter” Michel Barnier, i cili kishte thënë se shpreson të fillojë bisedimet javën e 19 qershorit.
Kryeministrja konservatore Theresa May është nën resion për të dhënë dorheqjen, pas rezultatit të legjislativeve, që ka futur vendin në pasiguri./b.d