Shfrytëzimi i posteve shtëtërore për për fushatë elektorale është shkelje ligji.
Por mesa duket për LSI kjo nuk përbën problem.
Siç shihet nga videoja dhe fotot e mëposhtme, në datë 27 maj, deputeti dhe njëherësh kandidati i LSI në Vlorë Flamur Çelaj, ka pritur në Vlorë aktivistët e LSI që vinin nga Durrësi.
Siç dhe e përshkruan Çelaj, aktivistët e LRI dhe LSI Durrës zgjodhën të vizitojnë bukuritë e Karaburunit dhe Sazanit me anije.
Por, në video duket edhe personi që sipas informacioneve ka organizuar udhëtimin për militantët e LSI. Ai është Gazmir Tahiri, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare në Durrës.
Pra, Tahiri ja ka dhënë LSI-së dhe militantëve të saj detyrën që i ka ngarkuar shteti duke ju organizuar udhëtime.
Gjithashtu, Tahiri është pjesë edhe e fotove ne fushatën e LSI në Tropojë, duke e lënë punën mënjanë për t’i shërbyer partisë.(shih fotot mëposhtë)
Mirëpo, Tahiri ka edhe histori interesante rreth punës dhe manovrave të tij politike. Ekzistojnë informatat se Tahiri është personi që ka qenë shkak edhe per bllokimin për mbi 10 ditë të tragetit Vlorë/Itali.
Pra, Tahiri del e bën fushatë i qetë edhe pse Drejtor i përgjithshëm. Pse nuk e shkarkon Sokol Dervishaj, Tahirin? Pse nuk respekton ministri standartin edhe për aktivistin e tij?
Më parë Tahiri ka qenë aktivist i PD-së, por ka kaluar me LSI./Lexo.al