UEFA ka zyrtarizuar pranimin e dosjeve nga ana e 10 federatave anëtare për organizimin e finaleve të garave evropiane.
Plot 14 kandidatura nga 10 shtete u formalizuan në selinë e UEFA-s për finalet e vitit 2019, mes të cilave siç është lajmëruar garon edhe Tirana me opsionin e “Arenës Kombëtare”.
Për Superkupën e UEFA-s pas dy vjetësh, Shqipëria do të rivalizojë me Tuluzën, Astana në Kazakistan, Belfastin, Stambollin, dy kandidatura polake dhe po kaq turke.
Këtyre rivalëve i shtohet edhe Sami Ofer Stadium, impianti në të cilin kombëtarja Shqiptare do të luajë të dielën në Izrael.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zyrtarizojë në 21 shtator të këtij viti. Kandidaturat fituese për Superkupën, për Europa League dhe për Champions në 2019.
a.ç