Policia e ka njoftuar se është gjendur trupi i pajetë i një shtetasi banues në Ersekë.
Sipas informacioneve të para mësohet se në përroin e fshatit Starje, është gjetur i pajetë trupi i shtetasit G.Sh, rreth 53 vjeç, banues në Starje-Ersekë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i mësipërm është mbytur, si rezultat i vërshimit të ujit në këtë përrua (pas një shiu të rrëmbyeshëm që ka rënë në zonën e lartpërmendur). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.ç