Trofeu i Ligës së Kampionëve ka përfunduar në muzeun e Real Madridit.
Trofeu i Ligës së Kampionëve që nga e shtuna në mbrëmje ka qëndruar në duart e lojtarëve dhe stafit të Real Madridit. Por, nga dita e merkure ky trofe ka përfunduar në vitrinat e muzeut të Los Bancos, shkruan e përditshmja sportive madrilene, AS.
Trofeu i 12’të i Real Madridit në Ligën e Kampionëve është vendosur përkrah 11 të tjerëve, përcjell Express.
Los Blancos e fitoi trofeun e 12’të në Champions pasi mundi Juvetnisin në finale me rezultat 4:1.
Reali me këtë trofe ka hyrë në histori duke u bërë skuadra e parë që fiton këtë trofe dy herë radhazi, përgatiti ”Express”. (b.an)