Kampioni aktual, Novak Gjokoviç është eliminuar nga French Open pasi është mposhtur nga Dominic Thiem. Tenisti serb u mposht 3 me 0 në sete, 7-6, 6-4 dhe 6-0.
Gjokoviçi u eliminua nga çerekfinalja. Australiani Thiem do të takohet me Rafa Nadalin në gjysmëfinale.
Tenisti spanjoll kaloi në gjysmëfinale pa zhvilluar ndeshje pasi u lëndua kundërshtari i tij Pablo Carreno. (b.an)