Vendimi për pezullimin e drejtorit të ALBPETROL është marrë nga gjyqtari Albert Spiro më datën 2 qershor.
Ndërkaq, burime nga Prokuroria bëjn me dije se hetimet ndaj tij po kryhet pasi nuk ka marrë në kohë në dorëzim puset e naftës në Amonicë të Vlorës, e cila administrohej pikerisht nga kompania private PHOENIX. ALBETROL kishte konstatuar se kjo kompani ka bërë shume shkelje dhe nuk ka respektuar kushtet e percaktuar në marreveshjen koncensionare midis PHOENIX dhe shtetit shqiptar për përdorimin e puseve.
Sipas prokurorit, Albert Kuliçi, ALBPETORL i drejtuar nga Puka nuk ka zbatuar në kohë vendimin dhe autorizimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë duke vonuar me një vit marrjen në dorëzim të puseve nga PHOENIX, edhe pse kompania private nuk kishte përmbushur detyrimet për investime.
Sipas përllogaritjes së prokurorisë dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga ky mosveprim është afro 1.3 milionë dollarë duke mos lëvruar edhe sasinë prej 2000 ton naftë në favor të ALBPETROL.
Sipas të dhënave nga prokuroria, udhëzimi i Ministrisë ishte që ALBPETROL të merrte në dorëzim puset e naftës në datë 05.06.2016, por vendimi u zbatua nga Endri Puka vetem në datë 13. 03. 2017, për këtë Gjykata e Vlorës ka vendosur pezullimin e Endri Pukës nga posti i drejtorit të ALBPETROL. Por ky nuk është procesi i vetëm që është në ngarkim të drejtorit të ALBPETROL, pasi për të kundërtën e sa është parashtruar më sipër, ai është marrë sërish i pandehur, këtë herë nga Prokuroria e Tiranës.
Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka marre ne dorezimi puset, kompanja PHOENIX e ka paditur pranë prokuroisë së Tiranes Endri Puka duke e akuzuar për shpërdorim detyre duke marre në dorezim puset e naftës, pavaresisht eksistencës së një marrëveshjeje koncensionare që përfudon pas 20 vjtësh. Sipas po të njëjtës dosje hetimore, Puka akuzohet edhe se ka përdorur dhunë nëpërmjet Policisë së Shtetit për marrjen në dorëzim të puseve.
Kontradikta midis qendrimeve të dy prokuyrorive është e dukshme: sipas prokurorisë së Vlorës Endri Puka duhet të kishte marrë në dorezim puset nga PHOENIX një vitë përpara, ndërsa sipas prokurorisë së Tiranës nuk duhte ti kishte marrë në dorerzim deri në përfundimin e kontratës, pas 20 vitesh.
Tani i takon gjykatës të vendos se kush ka të drejtë.
Kujtojmë që Endri Puka është etiketuar vazhdimisht edhe si një njeri i besuar i ish-deputetit Koço Kokëdhima. Por edhe pas largimit të Kokëdhimës nga PS, Pukës iu rinovua kontrata dhe vijoj sërish të drejtonte një nga shoqëritë më të rëndësishme në vend. shqiptarja.com
ma.me