Policia e Tiranës ka nisur hetimet për vendosjen e një granate në makinën e një personi në zonën e Laprakës.
Sipas një njoftimi paraprak të bluve të kryeqytetit, gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin trekëndësh të makinës në pronësi të Erion H. i cili e kishte të parkuar Wolkswagenin para pallatit ku jeton në rrugën “Besnik Ceka.
Pasi kanë thyer xhamin autorët i kanë hedhur brenda në makinë një granatë, e cila është gjetur nga forcat e policisë e pa shpërthyer.
Në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forcat xheniere, nga ku rezultoi se bëhej fjalë për një granatë mësimore.
“Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të kësaj vepre”, – thotë policia në një njoftim zyrtar./a.m.