Të shtëna me armë zjarri ndodhën sot brenda Parlamentit iranian, njoftoi media duke shtuar se një person i armatosur kishte shkaktuar disa të plagosur.
Disa agjenci të lajmeve kanë njoftuar vetëm për një person të armatosur brenda Parlamentit, ndërkohë që të tjera flasin për tre persona të armatosur.
Agjencitë e lajmeve Isna dhe Fars kanë theksuar se tre persona ishin plagosur dhe një roja sigurie./b.d