SHBA-ja regjistroi në vitin 2016 më shumë se 59 000 të vdekur nga mbidoza e drogës ose një rritje rekord në raport me 52 404 të vdekur të regjistruar në vend në vitin 2015, njoftoi sot “New York Times”.
Kjo situatë shpjegohet në shumicën e rasteve nga varësia që kanë shumë amerikanë ndaj opiateve, një kategori drogash ku përfshihen barnat analgjezike që jepen me recetë mjekëosre dhe heroina, shpesh herë të përziera me substanca të sintetizuara.
“Vdekjet e lidhura drejtpërdrejt me drogat janë rritur me rreth 19 për qind nga viti 2015 deri në vitin 2016”, vlerësoi e përditshmja e Nju Jorkut, duke u bazuar në të dhëna ende provizore.
Kjo valë rritjeje e opiateve prek si qytetet dhe fshatrat në SHBA, por më në veçanti janë të prekura ish-zonat industriale që janë goditur nga kriza ekonomike./a.ç