Më poshtë janë përmbledhur të gjitha përdorimet dhe maskat me vezë që trajtojnë problemet kryesore të lëkurës dhe flokëve.
Eleminon rrudhat e para
Veza ka efekt lifting dhe tërhq lëkurën duke rregulluar pamjen e saj. Maska anti rrudhë ka vetëm një përbërës dhe ajo është e barha vezës. Ajo që duhet të bëni është vetëm ta rrihni deri sa të bëhet si shkumë dhe ta aplikoni në fytyrë për 20 minuta. Pasi ta shpëlani fytyrën me ujë të vakët lëkurën do e ndjeni më të tendosur.
Zvogëlon poret e mëdha
Maska që zvogëlon poret kërkon gjithashtu një përbërës, të bardhën e vezës. Ndryshe nga maska anti rrudhë që veza duhet të jetë shkumë, për të zvogëluar poret mjafton të lyeni fytyrën me të bardhën e vezës në trajtë të lëngshme dhe ta mbani për 10 minuta, shkruan Living.al.
Maskë për fytyrën e yndyrshme
Lloji i yndyrshëm i lëkurës është më i vështiri, pasi kërkon kujdes tejet specifik. Yndyra e tepert mund të shkaktojë puçrra e akne, ndaj për të parandaluar këto , përgatisni një maskë me të bardhën e vezës dhe pluhur tërshëre.
Largon qelizat e vdekura të lëkurës
Nëse lëkura nuk është e pastër, asnjë produkt nuk do të depërtojë në lëkurë, madje as hidratanti. Në mënyrë që lëkura të jetë plot jetë dhe shkëlqim një herë në kaq kohë ju duhet ta pastroni në nivel qelizor dhe të eleminoni të gjitha shtresat e vdekura të lëkurës. Maska e skrabit me të bardhën e vezës përmban gjithashut mjaltë dhe tërshërë të thërrmuar. Me lëvizje rrethore masazhoni lehtë lëkurën për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Mos harroni të hidratoni lëkurën.