Lideri politik i “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një intervistë me kryeredaktorin e Albeu.com, Emirjon Senja.
Bojaxhiu ka deklaruar se në parlament do të hyjë që t’i beje oponencë partive të tjera. Po ashtu Bojaxhiu ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se “Sfida” nuk do bëjë koalicion me asnjë parti tjetër.
“Ne nuk do jemi në koalicion qeverisës me asnjë parti politike. Politika nuk është për të punësuar vetëm disa individë, por për të hapur vende pune për të gjithë qytetarët.
Të jemi të bindur se politika nuk do e rregullojë vendin tonë. Vendin e rregullojnë njerëzit e ndërgjegjshëm, që paguajnë taksat.
Sfida kërkon votat e qytetarëve që janë të ndërgjegjshëm e qe u besojnë idealeve. Nëse ka qytetarë që duan një vend pune, le të shkojnë te partitë e tjera”, është shprehur Bojaxhiu./a.ç