Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Tropojë për fushatën elektorale por ka përfituar nga rasti të ‘hidhet një vrap’ edhe në Gjakovë. Por me sa duket vizita nuk ka qenë private. Rama është takuar me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Në fotot e publikuara nga mediat kosovare, Rama duket me një bluzë të bardhë të fushatës me logon “Për Shqipërinë që duam” dhe një libër në duar, ndërsa takohet vëllazërisht me Thaçin. Ata kanë konsumuar një drekë por nuk dihen arsyet e këtij takimi. Kujtojmë se edhe Kosova ashtu si Shqipëria zhvillon më 11 qershor zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. /ma.me