Raporti është përgatitur nga tre departamente të rëndësishme të KE: Direktoratit të Ekonomi-Financës, atij të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, si dhe atij të Çështjeve Sociale e Punësimit. Përveç vendit tonë, në të merren në analizë edhe ekonomitë e Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës.
Rritja
Sipas ekspertëve të Komisionit Evropian, programi i reformave, i ndërmarrë nga autoritetet shqiptare, parashikon, madje, një tendencë rritjeje të ekonomisë më shumë se 4 për qind gjatë vitit 2018, bazuar në rritjen e kërkesës së brendshme dhe shtimin e eksportit. Dy investime të mëdha të huaja në vend në sektorin e energjetikës (TAP dhe HEC-et mbi Devoll) janë nxitës kryesorë të zgjerimit në afat të shkurtër. Ndërkohë, konsumi besohet se do të rritet bazuar në më shumë punësim, paga më të larta dhe një interes bazë në nivel të ulët rekord.
Tregu
Stabilizimi i pritshëm në tregun botëror i çmimeve të naftës, që Shqipëria e eksporton, si dhe rritja e turizmit, që ka filluar vitin e kaluar dhe mendohet se do të vazhdojë më tej, do të jenë, sipas KE, drejtime pozitive të rritjes së të ardhurave valutore. Por rritja tej parashikimeve e importeve mund të jetë një faktor që rrezikon të ulë masën e rritjes reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Reformat
Mbështetja e rimëkëmbjes aktuale ekonomike kërkon përpjekje të mëtejshme në drejtim të reformave, si dhe përballimin e dobësive. Ja vlen të theksohet se një marrëveshje 3-vjeçare me FMN, që përfundoi në shkurt, ndikoi pozitivisht në drejtim të konsolidimit të financave të shtetit shqiptar. Shqipëria gjithashtu ka filluar reforma të rëndësishme në mbështetje të biznesit, si ajo për përmirësimin rrënjësor të sistemit të drejtësisë.
Sfidat
Ndërkohë, përballë ekonomisë së vendit qendrojnë sfida jo të vogla, që duhet të përballohen. Kështu, është stabilizuar borxhi, por ai mbetet në nivele të larta – kalon 70 për qind të PBB – çka përbën rrezik në fushën makroekonomike.
Nga ana tjetër, ekziston një barrë e rëndë e kredive të këqia. Kjo vështirëson punën drejt përmirësimit të aktivitetit kreditues, si dhe rëndon gjithnjë bilancat e bankave.
Aftësia konkurruese e Shqipërisë vijon të pengohet si pasojë e mungesës së furnizimit të mjaftueshëm me energji.
Pengesat
Një ndër pengesat madhore për zhvillimin e ekonomisë shqiptare mbetet mungesa e sigurisë lidhur me pronësinë mbi tokën. Kjo përfshin një numë të konsiderueshëm sektorësh, të tillë si infrastruktura, industria, bujqësia, tregu i pëonave të patundshme dhe aksesi në
Sfida kryesore për tregun e punës mbeten, si një papunësi e lartë nga pikëpamja strukturore, ashtu edhe mungesa e përhapur e kualifikimeve të kërkuara.
Kritika
Sipas raportit, Shqipëria duhet kritikuar për faktin se lidhur me drejtimet në fushën e politikave ekonomike, për të cilat u ra dakord bashkarisht me ekspertët e Bashkimit Evropian gjatë dialogut ekonomik dhe financiar të 25 majit 2016, janë zbatuar pjesërisht.