Mbase nuk e keni menduar asnjëherë, por disa nga ushqimet që ne përdorim në të përditshmen tonë, ndikojnë drejt për së drejti në shëndetin e lëkurës.
Por, ajo që i shqetëson më së shumti femrat, është të pasurit një lëkurë e cila nuk do të plakej kurrë dhe për këtë, ato i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.
Por, para se ta bëni këtë, hidheni shikimin tek nëna natyrë dhe tek produktet e saj të mrekulleshme që jo vetëm fshijnë hijet e viteve, por ndimojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe të freskët.
Këto janë pesë ushqimet që luftojnë moshën dhe ju bëjnë të dukeni 10 vjet më të rinj:
1.Agrumet: Tashmë e keni ëmsuar që agrumet janë burimi kryesor i vitaminës C, por jo vetëm. Qitroja, portokalli, mandarina dhe limoni përmbajnë gjithashtu vlera të tjera ushqyese ku ndër më kyesorët përmendim acidin folik dhe antioksidantët. Këta përbërës ulin kolesterolin e lartë dhe acidin urik në gjak, parandalojnë oksidimin e venave të gjakut dhe mbrojnë zemrën.
2.Domatet: Domatet janë ndër perimet që nuk duhet të mungojnë kurrë në tryezën tuaj. Janë të pasura me vitaminë A , vitaminë C dhe acid folik. Licopeni është antioksidanti më i fuqishëm që gjendet tek domatja dhe mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë dhe mbron organizmin nga infeksionet e ndryshme.
3.Hudhra: Hudhra mund të mos ketë aromën e trëndafilit, por vlerat e saj ushqyese janë aq të ëmdha sa nuk mund ta merrni me mend. Ka veti anti-bakeriale dhe anti-inflamatore që përmirësojnë qarkullimin e gjakut, luftojnë plakjen e parakohshme dhe ulin rrezikun e prekjes nga tumore të caktuara.
5.Karotat: Edhe pse është fund ii sezonit të tyre, karotat janë shumë të ushqyeshme për trupin, mendjen dhe lëkurën. Beta-karoteni që gjendet tek karota mbron retinën e syrit nga dëmet e ndryshme dhe përmirëson shikimin, ndërkohë që edhe trupi përfiton prej dobive të saj pasi ky përbërës mbron lëkurën nga rrezet ultra-vjollcë.