SHBA-ja ka hapur dritën e gjelbër për dy kontrata të mëdha ushtarake me Arabinë Saudite që arrijnë vlerën e më shumë se 1,4 miliardë dollarëve, pas një vizite të presidentit amerikan në këtë vend ku ai ka nënshkroi mega kontrata që parashikojnë t’i kundërvihen kërcënimit iranian.
Donald Trump premtoi në Riad deri në 110 miliardë dollarë armë dhe trajnime.
Rreth një e treta e këtyre mega-marrëveshjeve zbulon kontratat që ishin miratuar nga administrata e mëparshme e Barack Obamas.
Sauditët kanë marrë dritën e gjelbër nga diplomacia amerikane për një kontratë prej 750 milionë dollarësh për trajnimin e ushtrisë së tyre ajrore, nga disa kontraktorë amerikanë.
Përveç të tjerave, mbretëria do të blejë për 662 milionë dollarë 26 sisteme radarësh të AN/TPQ-53(V), që mund të zbulojnë mortajat dhe bateritë e raketave.
Kompania “Lockheed Martin” do të shesë sistemet dhe ndërmarrjet e tjera amerikane do të sigurojnë logjistikën dhe trajnimin.
Gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në Riad, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson kishte theksuar se këto kontrata do të ndihmonin në riforcimin e sigurisë së partnerëve të Uashingtonit në rajon duke përmendur ndikimin negativ iranian dhe kërcënimet lidhur me Iranin që ekzistojnë në të gjithë kufijtë e Arabisë Saudite./a.m.