Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi takime në Vllahinë dhe Trevllazër të Vlorës, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputet të LSI-së.
Të pranishëm në këto takime ishin Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, kryesuesi i listës së LSI-së në qarkun e Vlorës, Prof. Shezai Rrokaj, kandidatët e LSI-së për qarkun e Vlorës, Enada Koçiraj e Flamur Çelaj, qytetarë, simpatizantë, etj. Duke marrë fajlën në këto takime, Kryetari i Kuvendit theksoi se politika duhet t’i japi besimin rinisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e bën këtë duke kandiduar të rinj në listat për deputet.
“Ne duam t’i japim besim rinisë dhe përmes këtyre të rinjve t’i japim besim të gjithë të rinjve në vendin tonë se Shqipëria është e tyrja”,- u shpreh Kryetari i Kuvendit duke shtuar se LSI-ja është forcë stabiliteti dhe integrimi ndaj dhe ajo do të dalë forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. “Të gjitha rrugët të çojnë te LSI-ja. Te forca e stabilitetit, e qëndrueshmërisë, e integritetit, karakterit dhe këto janë vlerat që nuk i ka vetëm LSI-ja, por që i ka edhe populli i Vlorës, ndaj edhe në Vlorë, LSI do të jetë forcë e parë”,- theksoi Meta.
Duke folur për modelin politik që përcjellë LSI tek qytetari, z. Meta u shpreh se LSI-ja është një parti e cila jeton me problemet e qytetarëve për t’i zgjidhur ato dhe jo duke i parë qytetarët me arrogancë. “Kjo nuk është një betejë e LSI-së, kjo është një betejë e rinisë së Shqipërisë për t’i dhënë një shans gjithë të rinjve dhe të rejave një herë e përgjithmonë dhe për t’i dhënë fund qeverisë, e cila i shikon qytetarët me arrogancë. Ne duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy në mënyrë që t’i kuptojmë sa më mirë hallet dhe problemet e tuaja”,- nënvizoi Kryetari i Kuvend.
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Vlorës, profesor Shezai Rrokaj u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim pa një program të ri për të qeverisur vendin e cila do të jetë efikase dhe që do t’i ofrojë punë qytetarëve. Krahas kësaj, profesor Rrokaj u ndal edhe tek platforma fiskale e LSI-së e cila do të ri-ngrejë fuqinë e bizneseve shqiptare.