Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e tij elektoral në një takim me banorët e njësisve numër 4 dhe 8 në Tiranë. Edhe në këtë takim ai nuk i kurseu sulemt ndaj LSI-së e cila sipas tij ka skllavëruar qytetarët me teserat e partisë.
“LSI ka bërë të vetën duke skllavëruar me teserat e partisë si triskë bukë. Rroftë Tirona jonë e dashur, agjërim të lehtë, të pranuar, zoti e bekoftë Shqipërinë, fitore”, tha Basha.
Ai ripërsëriti edhe njëherë ftesën për debat ndaj kryemistrit Rama, që sipas Bashës ka refuzuar pasi i trembet premtimeve të pambajtura. Basha tha se kryeminsitri i ka kthyer fushatën në një shfaqje dhe spektakël.
“350 mln euro për tendera për miqtë, 650 mln euro CEZ-i, 550 mln euro konçesione në shendetësi. Çfarë do t’i thotë shqiptarëve? Çfarë bëri, nuk i mbajti premtimet dhe vendosi prioritete të tjera nga ato të qytetarëve. Prioriteti juaj ëhstë punësimi, i tij janë fasadat. Në fushatë nuk vjen dot të përballet jo me opozitën, por as me veten, prandaj i ikën debatit, refuzon debatin. Prandaj keni parë e do të shikoni vetëm spektakël, vetëm estradë. Vetëm batuta që të merreni edhe ju me batutat e tij. Por, jo me problemet e mëdha me të cilat përballeni nga mëngjesi në darkë. Ja ku jam në këtë rrugë të lagjes sime të vjetër, duke ju thënë që nuk kam ndërmend ta lejoj që ta marrë këtë fushatë prej hunde. Më 25 Qershor ëhstë dita e llogaridhënies për 30 mijë vendet e punës që nuk i hapi, për taksat që i rrit, për shëndetësinë në kolaps, për qindrat e premtimeve të tjera”, tha Basha./a.m.